Ish-zv. ministri Shkodra: Heqjes së dinarit nga qarkullimi t’i jepet kohë, Serbia do tentojë të viktimizohet në OKB
Për ish-zv.Ministrin e Brendshëm Selam Shkodra, vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës duhet pezulluar përkohësishtnë mënyrë që t’i jepet kohë serbëve të Kosovës që të marrin masat për këtë ndryshim.
Nga ana tjetër, Serbia në tryezëm e sotme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të përpiqet ta paraqesë situatën si një krizë humanitare e cila po ndodh në territorin e Kosovës.
“Kasta politike në Beograd për ne shqiptarët në Kosovë janë të njohura mënyra ër ta instrumentalizuar si dramë çdo vendim të drejtë që marrin institucionet e Kosovës.
Dhe kanë për qëllim që të viktimizojnë para ndërkombëtarëve dhe ta paraqesin shtetin e Kosovës si diskriminues ndaj popullatës serbe që jeton në territorin e Kosovës.
Dhe me të njëjtën propagandë po mundohen ta paraqesin në OKB. Serbia me aleatin e saj Rusinë do të provojë të bëjë një zhurmë dhe të njëjtën situatë do të provojë ta paraqesë si krizë humanitare. Mirëpo klasa politike ndërkombëtare e di shumë mirë se si është situata reale.
Dhe mendoj se të ardhmen e afërt edhe dinari serb do të dalë nga qarkullimi”, theksoi Selam Shkodra.


