Berisha: Dokumenti më interesant që kanë nënshkruar ndonjëherë shqiptarët, është ai i Rambujesë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shkurt 2024, 22:01
Ish diplomati, Mal Berisha i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se doklumenti më i interesant që kanë nënshkruar ndonjëherë shqiptarët është dokumenti i Rambujesë.
Berisha: E para unë nuk mendoj se Rambujeja erdhi kështu në një tokë të djegur, ku për Kosovën nuk ishte folur.
Drafti përfundimar i marrëveshjes së Rambujesë, është ai i cili unë kam këtu, tërësinë territoriale nën Jugosllavisë, nën mbrojtjen e Jugosllavisë.
Dokumenti më interesant që kanë nënshkruar ndonjëherë shqiptarët në historinë e vet është dokumenti i Rambujesë pasi në të nuk ka asnjë element të pavarësisë.
