"Insistimi im ka qënë për protektorat" Tahiri: Amerikanët e kishin krijuar para Rambujesë, qëndrimin se Kosova do jetë e pavarur
Politikanja dhe diplomatja, Edita Tahiri në një lidhje ‘’Skype’’ në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News tregoi për herë të parë bisedat sekrete mes saj dhe amerikanëve ku zbuloi se SHBA e kishte krijuar qëndrimin se Kosova do jetë e pavarur para Rambujesë.
Tahiri: Dua të theksoj se amerikanët para Rambujesë tashmë ishin krijuar qëndrimin se Kosova do jetë e pavarur, por atë nuk e kanë bërë publike.
Po jua them për herë të parë nga bisedat sekrete që kam pasur.
Meqë kam insistuar se nga Rambujeja del një autonmomi për Kosovën brenda Jugosllavisë as lufta nuk përfundon, as drejtësia nuk realizohet për Kosovën.
Insistimi im ka qënë për protektorat.
Arsyeja pse kemi kërkuar protektorat, është se ato së bashkru bënin pavarësinë pasi një vend që është në protektorat ai vend pavarësohet.
Marrëveshja paqësore plus protektorat shkonte në pavarësi dhe kështu u morëm vesh me amerikanët.
