Feruni: Tirana është një qytet i sëmurë dhe duhet shëruar, ja zgjidhja ime për ndotjen

Në “Drejt” nga Luan Rama, ambientalisti Lavdosh Feruni tha se Ndotja dihet se janë makinat dhe karburanti i keq të cilat qarkullojnë në qytetet tona.

Feruni: Ndotja dihet se janë makinat dhe karburanti i keq. Unë dua të jap një ide për zgjidhjen e kësaj situate sepse e pranojmë të gjithë se ndotja është prezente. Nuk po flasim për ndërtimin fizik, por ndërtimin si filozofi ndërtimi dhe pas saj vjen ndotja.

Tirana është një qytet i sëmurë dhe duhet shëruar. Tirana me 250 mijë banorë të ketë, edhe pse është projektuar me 250 mijë kur është projektuar nga Italianët. Ne momentalisht kemi 1 milionë banorë që konkurrojmë me Hong Kong dhe qytete që nuk janë evropiane. Ka vetëm një zgjidhe dhe duhet një moratorium për ndërtimet. Më pas njerëzit të mos e shohim si një qytet me gradaçela dhe drita, por të ketë vëmendje për fshatin.