Ligj i ri/ Inteligjenca Artificiale do të përzgjedhë fituesin e tenderit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2024, 16:36
Një ligj i ri për prokurorime publike ka kalur sot në Komisionin e Ekonomisë. Qeveria ka marrë përsipër që të ndërtojë një sisitem nga Inteligjenca Artificiale.
Ky sistem do të bëjë në mënyrë automatike vlerësimin e kritereve si dhe më pas zgjedhjen e fituesit të tënderit. Ky ligj i ri që do të bëjë që tenderat të përzgjidhen në bazë të një sistemi automatik, përjashton automatikisht kompanitë që do të kapen në shkelje me pagat e punonjësve.
Ligji do të ndryshojë edhe afatet e anketimit e skualifikimit nga gara. Parashikohet që të ngrihet edhe një Organ Qëndror Blerës në varësi të Këshillit të Ministrave, që t`u marrë enteve prokurorese të drejtën e zhvillimit të një gare.