Kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro paraqitet në SPAK
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2024, 11:42
Kryetari në detyrë i bashkisë Himarë Jorgo Goro është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit.
Kjo nuk është hera e parë që ai paraqitet në SPAK, ndërkohë që ende nuk është bërë e ditur nëse paraqitet për t’u marrë në pyetje apo dorëzon dokumente.