E rëndë në Krujë, gjyshi përplas mbesën e tij 2-vjeçe për vdekje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2024, 12:11
Aksident në fshatin Mallkuc të Krujës. Mësohet se gjyshi, Martin Kaci, duke ecur indietro me makinë ka përplasur mbesën e tij të mitur, e cila ka ndërruar jetë. Ngjarja e rëndë ndodhi në oborrin e banesës.
Njoftimi i policisë:
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 05.02.2024, në Mallkuç, shtetasi M. K., duke drejtuar automjetin në oborrin e banesës së tij, ka aksidentuar mbesën e tij të mitur, dy vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
