Eksperti i Sigurisë Rrugore, Çibini: Aksidentet e fundit kanë ndodhur për shkak të parakalimeve të gabuara
Nga Lili Saraçi Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2024, 11:51
Eksperti i sigurisë rrugore, Islam Çibini në një intervistë në Ora News foli për aksidentet rrugore. Çibini u shpreh se aksidenet e fundit kanë ndodhur për shkak të parakalimeve të gabuara.
Çibini: Kohët e fundit kemi një tendencë të humbjes së kontrollit të automjetit nga drejtuesit.
Aksidentet e fundit kanë ndodhur për shkak të parakalimeve të gabuara.
Kujdesi i shoferit duhet të përshatet tek shpejtësia e automjetit në bazë të kushteve atmosferike dhe kushteve të rrugës.
Grupmosha që është përfshirë më shumë në aksidente është grupmosha 25-34 vjec.
