Emigrimi, indiferenca dhe mosbesimi, të rinjtë mungojnë në votimet në zgjedhje
Ne zgjedhjet e 14 majit ne Shqiperi votuan vetem 1/3 e te rinjve.
Sipas raportit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve te rinjë te moshes 18 deri ne 24 vjec përbënë vetem 9% te pjesemarrjes ne zgjedhje ne te gjithe vendin.
Nderkohe nga ana tjeter pensionistet nga mosha 65, e larte ishin me te interesuar per te shkuar ne votime.
Mospjesëmarrjen e të rinjve në zgjedhje ,vete pensionistet e shikojne si indiferentizem dhe mjaft shqetesuese.
‘’Fatkeqësi që rinia të jenë kaq indeferentë. Duhet të jenë më të angazhuar’’.
Nje tjeter faktor qe ka ndikuar ne keto shifra sipas tyre eshte edhe ikja e te rinjve nga vendi.
‘’Është për të ardhur keq që kanë ikur’’.
Megjithate te rinjte nga ana tjeter shprehen se jane te zhgenjyer nga politika.
‘’Të rinjtë nuk kanë interes tek politika dhe të gjithë politikanët janë njësoj’’.
Një koment e kanë edhe për moshën e tretë.
Nje tjeter element ne raport verehet edhe pjesemarrja e me pak grave.
Referuar te dhenave pothuajse ne te gjitha qarqet verehet nje ulje e grave pjesemarrese ne votime ne perjashtim te bashkise se Prrenjasit, Dibër dhe Kukës.
