Aksident i rëndë në Librazhd, makina del nga rruga dhe bie mbi shina, vdes i riu, plagosen 3 të tjerë
Aksident i rëndë në Librazhd, makina del nga rruga dhe bie mbi shina, vdes shoferi
Aksident me pasojë vdekjen në vendin e quajtur “Kthesat e Dragostunjës” në Librazhd.
Një automjet ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur rreth 30 metra.
Mendohet për të paktën një viktimë dhe 3 të plagosur.
Automjeti dyshohet se ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi dhe ka humbur drejtimin e lëvizjes në një kthesë.
Automjeti pasi ka dalë jashtë rrugës automobilistike ka rënë nga lartësia duke u rrokullisur dhe ka përfunduar në trasenë e linjës hekurudhore. Për pasojë automjeti është shkatërruar pothuajse plotësisht.
Mesohet se shoferi i automjetit ishte Meglind Zeneli, 21 vjeç, ndersa pasagjere: Gerald Verçani, 19 vjeç, Janikos Shyti, 20 vjeç, dhe viktima Dorian Belba, 18-vjeç.
"Në aksin rrugor "Librazhd-Perrenjas", automjeti që drejtohej nga shtetasi M. Z., 21 vjeç, ka dalë nga rruga. Për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje pasagjeri që udhëtonte në këtë automjet shtetasi D. B., 18 vjeç, si edhe kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 2 pasagjerë të tjerë, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital për momentin jashtë rrezikut për jetën." - njofton policia.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.
