EMRI/ Ishte shpallur në kërkim për drogë, arrestohet 36-vjeçari në Tiranë
Tiranë/Vijon megaoperacioni policor i koduar "Tempulli 2".
Vihet në pranga një 36-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni, shkon në 75 numri i shtetasve të ndaluar.
Fatmir Mesiti eshte 36 vjecari qe ka rene ne pranga.
Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 14 kg kanabis, 5.3 kg kokainë, 170 gram heroinë dhe 11 peshore elektronike, 4 armë zjarri pistoleta dhe 1 armë zjarri automatik, 70 celularë, 11 automjete, 2 186 000 lekë, 11 610 euro, 630 paund.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7 dhe shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, bazuar mbi informacionet e siguruara mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit "Tempulli 2", menjëherë kanë vijuar kontrollet intensive për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat i kontrolleve u kap dhe ndalua shtetasi F. M., 36 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
