VIDEO/ Shkrumbohet nga flakët banesa në Shkodër, nuk ka të lënduar

Nje banese eshte shkrumbuar nga flaket e zjarrit ne fshatin Gimaj te Njesise Administrative Shale, ne Shkoder.

Banesa eshte shkrumbuar totalisht, por fatmiresisht nuk ka pasur persona qe jetojne ne kete banese.

Forcat zjarrfikese kane marre informacion dhe sebashku me policine po hetohet per zbardhjen e kesaj ngjarje.

Nuk dihen arsyet e djegies se kesaj banese, teksa dyshohet se ngjarja mund te kete qene aksidentale.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 19:00, në banesën e shtetasit T. K., në fshatin Gimaj, Shalë, ka rënë zjarr dhe për pasojë është djegur banesa ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht si pasojë e shkëndijës elektrike.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.