Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplaset me karrotrecin, plagosen 4 të rinj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2024, 20:58
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në zonën e “5 Majit” në Tiranë.
Makina ka përplasur karrotrecin që ishte i parkuar duke bërë që pjesa e përparme e mjetet të futet poshtë tij.
Raportohet se të plagosur kanë mbetur katër të rinj që ndodheshin në makinë të cilët po transportohen në spital.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia.
