Aksident në aksin "Fiershegan-Lushnjë", një i plagosur rëndë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2024, 12:40
Rreth orës 11, pranë fshatit Barbullinjë, janë përfshirë në një aksident dy automjete, një furgon mallrash dhe një fuoristradë tip “BMW”.
Sipas policisë, mjeti fuoristradë i ka prerë rrugën furgonit në kohën kur fuoristrada ka dalë nga një biznes në anë të rrugës. Drejtuesi është futur menjëherë në rrugën kryesore, duke shkaktuar kështu perplasjen .
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i fuoristradës është plagosur rëndë dhe është dërguar në spitalin e Lushnjës për të marrë shërbimin mjekësor.
Ndërkohë, drejtuesi i furgonit është marrë në pyetje nga policia për sqarimin e aksidentit.

