VIDEO/ Gol edhe nga 70 metra, Al Nassr e Ronaldos turpëron me 6 gola Interin e Messit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shkurt 2024, 12:47
Dueli mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit nuk ndodhi ditën e djeshme, por ekipet e tyre zbritën në fushë. Al Nassr u tregua e pamëshirshme, duke fituar thellë 6-0.
Mbi të gjitha spikati goli i Aymeric Laporte, mbrojtësit spanjoll i cili shënoi nga një distancë prej 70 metrash golin e tretë të ndeshjes. Laporte ekzekutoi një goditje dënimi nga mesfusha e tij, duke tentuar portën, pasi portieri kishte vendosur të qëndronte shumë larg vijës fatale.
Tentativa e tij përfundoi me sukses, duke ngritur në këmbë jo vetëm tifozët, por edhe vetë Cristiano Ronaldon, që po e shihte ndeshjen nga tribuna VIP. Talisca shkëlqeu në këtë ndeshje duke shënuar 3 gola në këtë duel, njërin prej të cilëve me 11-metërsh.

