Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës - “Gjuha dhe Kultura Shqipe” do të shpërndahet në ciklin e ri shkollor 2024-2025
Shqipëria dhe Kosova do t’u sigurojnë tekstet shqip fëmijëve të emigrantëve kudo ku ata janë. Përmes një marrëveshjeje mes dy ministrive të Arsimit është rënë dakord që librat të jenë të unifikuar dhe se shpërndarja do të nisë prej këtij shtatori
Në të gjitha shkollat shqipe, jashtë territorit të Kosovës dhe Shqipërisë, tekstet e gjuhës do të jenë të njëjta. Në këtë mënyrë edhe pse larg vendit amë do të mund të marrin njohuri të njëjta.
Për këtë qëllim ministret e arsimit Ogerta Manastirliu dhe Arbërie Nagavci firmosën marrëveshjen e përbashkët. librat do të shpërndahet në klasat e nivelit të dytë me nisjen e sezonit 2024-2025.
Olimpiada e përbashkët e gjuhës shqipe konsiderohet si një prej projekteve të përbashkëta më të rëndësishme.
Në shtator të vitit 2022 mes Kosovës dhe Shqipërisë u firmos unifikimi i Abetarës.
Një tjetër marrëveshje në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor pritet të votohet edhe në parlament.

