Përfundon restaurimi i Kishës së “Shën Kollit”, pranë Antigonesë

Drtk Gjirokastër ka përfunduar ndërhyrjen për restaurimin e çatisë së Kishës së “Shën Kollit” në fshatin Saraqinishtë (Monument Kulture, Kategoria I) e cila kishte probleme me trarët , mahitë si dhe thyerje e rrëshqitje të rrasës së gurit, të cilat u zëvendësuan me të reja duke eleminuar kështu lagështinë në pjesën e brendshme të saj.

Kjo ndërhyrje u realizua në tre faza në bashkëpunim me banorët e fshatit.

Përfundon restaurimi i Kishës së “Shën Kollit”,

Kisha e “Shën Kollit” qëndron në majën e një kodre përballë qytetit antik të Antigonesë dhe në fundin e fshatit Saraqinishtë.

Në anen lindore të saj terreni pëson një rënie të konsiderueshme prandaj dhe ka mure të larta rrethuese që janë njëkohësisht dhe mbajtëse.

Përfundon restaurimi i Kishës së “Shën Kollit”,

Kisha përbëhet nga narteksi,naosi,dhe eksonarteksi ose hajati i hapur.

Naosi është i tipit në formë kryqi me kupolë, me përmasa të brendëshme 8,0×6,8m.

Në anën perëndimore naosi lidhet me narteksin, i cili nga ndryshimi i teknikës së ndërtimit dhe formulimit arkitektonik, dëshmohet i mëvonshëm. Ai përmban dy radhë kollonash druri që mbajnë strukturën e çatisë.

Përfundon restaurimi i Kishës së “Shën Kollit”,

Narteksi paraprihet në anën perëndimore nga hajati i hapur me një radhë kollonash në ballë.

Hajati mbulohet me cati njëujëse, më të ulët nga ajo e narteksit. Kisha është ndërtuar me gurë shtufi, pa ndonjë përpunim të veçantë, por muratura është e rrafshuar mirë me llaç e gëlqere.