17 vite transmetim, një urim ndryshe nga Kosova, Avokati Gashi: “Ora News” është dhe televizioni jonë
Televizioni “Ora News” shënon këtë të mërkurë 17-vjetorin e transmetimit të parë që prej 31 janarit të vitit 2007.
Në këtë ditë të shënuar urimeve të shumta i është bashkuar edhe ai i avokatit Tom Gashi, i cili në studion e lajmeve vlerësoi “Ora News” për raportimet e saj ndër vite të çështjeve dhe ngjarjeve në Kosovë dhe jo vetëm.
“Si në Shqipëri, edhe për ngjarjet në Kosovë që në këto 17 vite kanë qenë jashtëzakonisht të shumta dhe të bollshme, dhe besoj që ngjarjet historike dhe të tjera, televizioni juaj i ka përcjellë, duke informuar edhe opinionin në Shqipëri për atë që ka qenë më e rëndësishmja në Kosovë.
Ju uroj edhe shumë-shumë vite të tjera dhe urime për 17-vjetorin televizionit tuaj që është dhe televizioni jonë”, theksoi avokati Tom Gashi.

