"Hapat", ekspozita e tretë, Tili: Në habitatin tim...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shkurt 2024, 09:47
Piktorja Dea Tili në një intervistë në Ora News foli për ekspozitën e saj të tretë "Hapat’’.
Tili u shpreh se është një ekspozitë që pasqyron përditshmërinë e saj.
"Pikturat e mia flasin për realitetin, është jeta e përditshme e pasqyruar në telajot e mia. Aty është jeta që bëj në familjen time, ka dhe momente intime. Aty është jeta që unë bëj në shkollë, në marrëdhënie me studentët. Dhe jeta e mbylur, në ambiente të mbyllura. Në habitatin tim," u shpreh Tili.
