Zjarr në një banesë në Gramsh, shkak dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike

Një zjarr ka rënë në një banesë në fshatin Kukur të Gramshit.

Shkak i zjarrit dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike në llambën e ndriçimit. 

Njoftimi:

Gramsh/Në fshatin Kukur, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike në llambën e ndriçimit, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Z. M., 80 vjeç.

Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet procedurale për këtë rast do t’i kalojnë Prokurorisë, për vlerësim.