Sherr për motive të dobëta, plagoset një person në Kavajë
Mbrëmjen e sotme, në qytetin e Kavajës, një shtetas me inicialet J.K. 34 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin me inicialet L.Sh., 28 vjeç.
Policia na bën me dije se shtetasi L.Sh, ndodhet në kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi J.K. është shoqëruar në Komisariat. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Goditi me mjet të mprehtë, një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, Policia identifikon, kap dhe shoqëron menjëherë në Komisariat autorin e dyshuar.
Rreth orës 20:00, në lagjen nr. 3 Kavajë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi J. K., 34 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin L. Sh., 28 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Falë reagimit në kohë, shërbimet e Policisë identifikuan, kapën dhe shoqëruan në Komisariat autorin e dyshuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

