Një automjet përplaset me një motomjet, 3 të lënduar në Elbasan
Mbrëmjen e sotme, një automjet është aksidentuar me një motomjet në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.
Mësohet se drejtuesi i motomjetit, shtetasi me inicialet B.H., ndodhet në kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesi i automjetit, shtetasi me inicialet C.M., 32 vjeç dhe personi tjetër që ishte me të, po kryejnë ekzaminimet në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë Elbasan - Informacion paraprak
Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, janë përfshirë në aksident rrugor automjeti me drejtues shtetasin C. M., 32 vjeç dhe motomjeti me drejtues shtetasin B. H..
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi B. H., i cili është në kujdesin e mjekëve dhe 2 pasagjerë që udhëtonin në automjetin me drejtues shtetasin C. M., të cilët po kryejnë ekzaminimet në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Me drejtuesin e automjetit shtetasin C. M. po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor në vendngjarje vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.


