Gripi/ Mjeku në Spitalin Amerikan 2, Ayçiçek: Të mos neglizhohet kontrolli pasi pasojat mund të jenë të rënda
Gripet sezonale mund të ndikojnë në të gjitha zonat e fytit, hundës dhe veshit.
E në rastet kur zgjasin 2 apo 3 javë japin simptoma më të rënda të cilat shpeshherë mund të ngatërrohen me simptoma të sëmundjeve më serioze.
Në Spitalin Amerikan 2, Prof. Dr. Abdullah Ayçiçek i specializuar në fushën e ORL, shpejgoi se për këto raste nuk duhet të neglizhohet kontrolli pasi pasojat mund të jenë më të rëndë.
“Gripet sezonale të zgjatura me simptoma të ngjirjes së zërit, dhimbje të fytit, nuk duhet të neglizhohen nga ana e të sëmurëve pasi këto shenja janë të përbashkëta me sëmundje më madhore si kanceri i fytit, gjëndra tapopolipet e kordavezanore apo paralizat e kordavezanore, të cilat fillojnë me simptomën e ngjirjes sikurse ndodh në virozat apo gripet e rënda.”
Gjithashtu mjeku kirurg ORL Ayçiçek, jep dhe rastet ku simptomat mund t’i përngjasojnë gripit por në fakt janë sëmundje serioze.
“Gripet sezonale ndikojnë në kavitetin nazal dhe sinuseve duke filluar me simptomat, si: bllokim hundësh, vështirësi në frymëmarrje, prishje të nuhatjes. Simptoma këto që i përkasin gjithashtu sëmundjeve serioze si: tumoret e hundës, sinoziti kronik apo tumoret e sinuseve paranazale.”
Spitali Amerikan është i përkushtuar në shërbimin më të mirë për shëndetin.
Lideri i sistemit shëndetësor në Shqipëri, është i vëmëndshëm në çdo detaj në mënyrë që çdokush të marrë kujdesin e duhur.
