Dhunë në futbollin anglez, sherr mes tifozëve në ndeshjen e FA Cup

Ndeshja e vlefshme për FA Cup mes WBA dhe Wolves u ndërpre përkohësisht pas përplasjes mes tifozëve në tribunat e stadiumit.

Tifozët e dy skuadrave nisën sherrin në dy sektorë të ndryshëm të stadiumit dhe për të rikthyer normalitetin u desh ndërhyrja e forcave të policisë. Disa tifozë u futën në fushë, ndërkohë që lojtarët e të dyja skuadrave nxituan të merrnin dhe siguronin familjarët e tyre.

Edhe pse nuk janë skuadra të të njëjtit qytet, duelet mes West Bromich Albion dhe Wolves kanë qenë gjithmonë të zjarrta dhe të tensionuara.