Mbështetje për talentet, Britania e Madhe mbështetje për zhvillimin e ekonomisë kreative

Ekonomia kreative bëri bashkë në Tiranë profesionistë nga Britania e Madhe dhe Tirana.

Ambasadori Alastair King theksoi nevojën për mbështjen e talenteve të reja në pamundësi ekonomike.

Ambasadori i Mbreterise se Bashkuar ne Shqiperi Alastair King, kërkoi më shumë mbështetje per talentet në pamundësi ekonomike në vendin tonë, i pranishëm në një aktivitet për ekonominë kreative.

‘’Cdo familje në Shqipëri ka një talent. Duhet të punojmë për një platform. Shqipëria ka një vend të rëndësishëm në Europë’’, tha King.

Per kete qellim Keshilli britanik thotë se do të japë 8 milion euro për vendet e Ballkanit përfshirë edhe Shqipërinë.

‘’Së shpejti do lancojmë një fond për bashkëpunim nga këshilli britanik 1 milion paund dhe në shkurt një tjetër fond prej 8 milionë eurosh’’.

Blendi Goxhaj ministria e të cilit bën bashkë ministrinë e ekonomisë, kulturës dhe inovacionit theksoi nevojën për më shumë bashkëpunim

‘’Duhet të punojmë fort në drejtim të përafrimit duke përdorut praktikat më të mirë’’, tha Gonxhaj.

British Council do të mbështetësë hartimin e nje strategjie zhvillimi per ekonomine kreative në Tiranë.