Heta: Në Kosovë nuk ka raste të reja të gripit të shpendëve, për murtajën e Derrit deri në shtator ka pasur 86 raste
Drejtori i shëndetit dhe mirëqënies së kafshëve në autoritetin e ushqimit dhe veterenarisë në Kosovë, Sadik Heta në një lidhje ‘’Skype’’ në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se në Kosovë rasti i fundit i gripit të shpendëve ishte në muajin nëntor dhe se për momentin nuk ka raste të reja.
Heta: Janë sëmundje që transmetohen dhe nuk njohin kufinjë.
Ne si Kosovë rastin e fundit të gripit të shpendëve e kemi pasur në muajin nëntor në një fermë familjare.
Kemi pasur diku tek 145 pula të cilat janë asgjësuar.
Pas kësaj kemi marrë masat duke asgjësuar të gjitha pulat dhe dizinfektimin e fermës.
Situata deri më tani është e qetë dhe për momentin nuk kemi raste të reja të gripit të shpendëve.
Për murtajën e Derrit kemi pasur një luftë me këtë sëmundje. Deri në muajin shtator kemi pasur 86 shpërthime të sëmudnjes.
