Çmimet e perimeve të larta, ankesa për çmimin e perimeve të stinës: Nuk blihet as preshi

Është koha e perimeve të stinës, por jo të gjithë i kanë bërë pjesë të dietës ushqimore të familjeve të tyre. Në një prej tregjeve të kryeqytetit blerësit u ankuan se cmimet janë të larta

Pak njerëz me trasta në duar për pazare!

Kjo ishte pamja e tregut të fruta perimeve i njohur si ish Uzina Dinamo këtë të dielë

Ankohen se edhe cmimet e perimeve të stinës  si spinaqit, kungullit e preshit janë të larta!

‘’Ka shumë produkte që janë shtrenjtë për ne pensionistët’’.

Për disa madje të papërballueshme, ndaj thonë se blejnë vetëm produktet bazë të shportës

Pensionistët thonë se janë më të pamundurit për të përballuar kostot e jetesës

‘’Edhe cmimet ndryshojnë dita ditës. Nuk di si luhet me cmimet. Për pensionistët cmimet janë të shtrenjta.

Edhe tregtarët konfirmojnë se perimet e stinës po dalin me cmim të lartë në treg!

Këtë e japin edhe si argument për rënien e blerjeve

Blerësit e tregtarët konfirmojnë se cmimet e frutave nuk kanë pësuar rritje!