Murtaja e derrit/ Lilo: Aktualisht në Shqipëri nuk ka asnjë rast të dyshuar apo të konfirmuar për këtë sëmundje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Janar 2024, 16:21
Drejtori i politikave veterinare në ministrinë e Bujqësisë, Ali Lilo i ftuar në emisionin ‘’Alert’’ u shpreh se në Shqipëri nuk ka asnjë rast të dyshuar apo të konfirmuar për praninë e sëmundjes të murtajës së Derrit.
Lilo: Aktualisht në Shqipëri nuk ka asnjë rast të dyshuar apo të konfirmuar për praninë e sëmundjes së murtajës së Derrit.
Shërbimi veterinar, dhe institucionet e tjera janë në gjendje alerti.
Aktualisht të gjitha vendet e rajonit janë të prekura nga këto sëmundje.
Jemi i vetmi vend që nuk jemi të prekur nga ASF.
Ministria e Buqjësisë ka miratuar programin e mbikëqyjres së ASF, e cila është një program për detektimin e hershëm të sëmundjes dhe parandalimin e sëmundjes.
