Adoleshentët sherr me thika në Tiranë, 16-vjeçari plagos bashkëmoshatarin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Janar 2024, 13:45
Një sherr mes adoleshentësh ka përfunduar me plagosjen e një 16-vjeçari në Tiranë.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur diën e sotme në rrugën “Kasem Shima”, në Mëzez.
Sipas njoftimit, një shtetas 16 vjeç gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës një bashkëmoshatar të tij. Ky i fundit është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
