E njëjta skemë si me Alvarez, Manchester City prezanton ''Messin'' e ri
Përforcim te Manchester City. Fituesit e tripletës në sezonin e kaluar, zyrtarizuar afrimin e Claudio Echeverri, 18-vjeçarit argjentinas që aktivizohet si mesfushor i avancuar.
15 mln euro do të paguajnë anglezët në arkat e River Plate, teksa në marrëveshjen mes klubeve është vendosur që adoleshenti i talentuar të qëndrojë në Buenos Aires deri në fundin e muajit dhjetor.
Echeverri ka firmosur deri në 2028 me klubin e Premier League, por do të qëndrojë tek ekipi Millonarios për t’u vendosur nën urdhrat e Pep Guardiolës gjatë janarit të vitit 2025.
Një operacion i njëjtë me atë të Julian Alvarez, të cilin City e la edhe një vit huazim te Riveri pasi e bleu për 22 mln euro në janarin e vitit 2022.
Echeverri, një investim fantastik për Citizens, cilësohet në vendlindje si Leo Messi i ri. Lojtari debutoi pak ditë më parë me kombëtaren U23 të Argjentinës.
