VIDEOJA skandaloze në Kupën e Afrikës/ Policët kontrollojnë femrat duke i prekur nga gjoksi

Orët e fundit kanë plasur polemika të mëdha në lidhje më mënyrat se si policia e Bregut të Fildishtë përdor për të kontrolluar personat që hyjnë në stadium, për të parë ndeshjet e Kupës së Afrikës.

Veçanërisht probleme janë shfaqur në kontrollin e femrave. Siç dhe shihet në videon që qarkullon në rrjetet sociale dhe që po bën xhiron e botës, kontrolli i femrave është konsideruar një ngacmim seksual.

Është gazetari Osasu Obayiuwana ai që ka denoncuar ngjarjen, teksa poston videon nga kontrolli që u bëhet grave që hyjnë në stadium.

Aty duket një polic që prek gratë në pjesën e gjoksit gjatë kontrollit.

Ai i ka konsideruar këto kontrolle si ngacmime seksuale. “Si mund të thonë autoritetet se çdo gjë këtu shkon mirë”, thotë gazetari, që ka denoncuar këtë ngjarje të rëndë.