Gratë në Japoni lejohen në festë

Lufta për barazi gjinore është më e vështirë kur bëhet fjalë për tradita mijëra vjeçare ose ceremoni fetare.

Megjithatë duket se janë bërë goxha hapa para….

Gratë në Japoni janë lejuar të marrin pjesë në një ceremoni të lashtë, të njohur si ‘Festivali i zhveshur’, për herë të parë në historinë e ngjarjes, megjithëse me rregulla të kufizuara.

Çdo shkurt, mijëra burra thuajse të zhveshur festojnë ‘hadaka matsuri’ në një faltore në Inazaëa, një qytet në Japoninë qendrore, për të larguar shpirtrat e këqij gjatë vitit të ardhshëm.

Festivali është konsideruar si i ndaluar për gratë që kur u mbajt për herë të parë rreth 1250 vjet më parë, por organizatorët do të lejojnë një grup prej 40 këtë vit.

Ndryshe nga gjinia e kundërt, ato do të jenë të veshura plotësisht dhe do të bëjnë ritualet, por nuk do të jenë pjesë e kulmit të festivalit.

Aty ku burrat e zhveshur përplasen me njëri-tjetrin teksa përpiqen të transferojnë fatin e tyre të keq tek tjetri duke e prekur, përpara se të hyjë në faltore.

Organizatorët e festivaleve të shumta të Japonisë kanë qenë nën presion për t'i hapur ato për të gjithë të ardhurit dhe gratë, mes shqetësimeve se shpopullimi rural mund t'i japë fund ngjarjeve të dominuara tradicionalisht nga burrat vendas.

Këtë muaj, gratë morën pjesë në festivalin e zjarrit Katsube në prefekturën Shiga për herë të parë në historinë e saj 800-vjeçare.

Ndërsa disa e kanë mirëpritur festivalin e rinovuar të zhveshur si një hap përpara për barazinë gjinore, fusha të tjera të jetës tradicionale në janë ende jashtë kufijve për gratë, duke përfshirë unazën ‘dohyo’ që përdoret në sportin sumo të vendit.