Arabia Saudite lejon shitjen e alkoolit/ Dyqan për klientelë të kontrolluar 7 dekada pas ligjit të kufizimit

Arabia Saudite do të lejojë shitjen e alkoolit për herë të parë 7 dekada pas hyrjes në fuqi një ligji që e ndalon. Një dyqan me licencë të veçantë do të hapet në lagjen e Diplomatëve të huaj. Klientela do të jetë e kufizuar!

Një dyqan për shitjen e alkoolit do të hapet në Arabinë Saudite për herë të parë pas 70 viteve ndalim!

Ambienti ndodhet në Riad për t’i shërbyer një grupi të zgjedhur emigrantësh jo muslimanë.

Klientela do të kufizohet në personelin diplomatik, i cili prej vitesh ka importuar pije alkoolike në pako zyrtare të mbyllura, të njohura si thasë diplomatikë.

Megjithatë, do të ketë kufizime

-Ata që duan të blejnë alkool duhet të regjistrohen paraprakisht dhe të marrin leje nga qeveria.

-Askush nën 21 vjeç nuk do të lejohet në dyqan dhe kërkohet veshja e duhur gjatë gjithë kohës brenda.

-Konsumatorët nuk do të jenë në gjendje të dërgojnë një përfaqësues, si p.sh. një shofer.

-Kufizimet mujore do të zbatohen – Kufizim në 240 “pikë” alkool në muaj. Një litër pije alkoolike do të vlejë gjashtë pikë.

Nga ana tjetër, zyrtarët sauditë thanë se ky lokal bie në kundërshtim me tregtinë e paligjshme të alkoolit.

Ndalimi i alkoolit ka qenë ligj që nga viti 1952, pasi një nga djemtë e mbretit Abdulaziz vrau në gjendje të dehur një diplomat britanik.

Sipas ligjit aktual saudit, dënimet për konsumimin ose posedimin e alkoolit mund të përfshijnë gjoba, burgim, fshikullim publik dhe dëbim për të huajt e paautorizuar.