FOTO/ Tragjedia në studion e animimit, burg përjetë për zjarrvënësin, ngjarja shkaktoi 36 viktima
Një 45 vjecar u dënua me vdekje në Japoni për zjarrvënien në një studio animacioni në vitin 2019, ku humbën jetën 36 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.
Nga incidenti në Kioto që konsiderohet një nga më vdekjeprurësit në dekadat e fundit në vendin aziatik, vdiqën kryesisht artistë të rinj që u bllokuan në katet e sipërme të ndërtesës.

Shinji Aoba, 45 vjeç, u deklarua fajtor për sulmin, por avokatët e tij kishin kërkuar një dënim më të lehtë për shkak të "paaftësisë mendore".
Megjithatë, gjyqtarët e refuzuan këtë, duke vendosur se Aoba e dinte se çfarë po bënte.
"Kam përcaktuar se i pandehuri nuk ishte i çmendur ose i dobët mendërisht në kohën e krimit," u shpreh kryegjyqtari këtë të enjte.
"Vdekja e 36 personave është jashtëzakonisht e rëndë dhe tragjike. Frika dhe dhimbja e viktimave të vdekura ishte e papërshkrueshme," shtoi ai
Prokurorët kishin kërkuar dënimin me vdekje të 45 vjecarit, duke arsyetuar se u motivua për krimin pasi besonte se studio kishte vjedhur punën e tij.
Në korrik 2019, ai hyri në godinë gjatë një dite pune, duke spërkatur benzinë në katin e pare dhe teksa I vuri flakën bërtiste ‘bini të vdekur’
Në shtator 2023 Aboa pranoi fajin dhe tha se nuk mendonte se kaq shumë njerëz do të vdisnin.
“Ndjeva se nuk kisha zgjidhje tjetër veçse të bëja atë që bëra. Më vjen jashtëzakonisht keq, ndihem në faj’ shtoi ai.
Vetë autori pësoi djegie në mbi 90% të trupit të tij dhe u arrestua pasi u shërua nga operacioni.
Japonia ekzekuton dënimin me vdekje për krimet e saj më të rënda, si vrasjet masive.


