FJALOR SHQIP BASHKË ME KOSOVËN/ Manastirliu: Viti 2024 t’i kushtohet gjuhës amtare, gati konkursi

Shqipëria dhe Kosova do të realizojnë një fjalor të përbashkët të gjuhës shqipe. Në ditën e arsimit, ministrja Ogerta Manastirliu shprehet se nisma vjen si një kontribut për të ruajtur dhe zhvilluar gjuhën amtare. Për këtë qëllim ajo deklaroi dhe nisjen e një konkursi kombëtar me nxënës brenda e jashtë vendit

Në ditën ndërkombëtare të Arsimit, ministrja Ogerta Manastirliu përmes një deklarate për mediet theksoi rëndësinë e investimeve në këtë fushë.

Sipas saj, përmes arsimit garantohet kontributi në zhvillimin e vendit, sidomos në epokën digjitale

Ruajtja dhe zhvillimi i Gjuhës Shqipe do të jetë në këto 12 muaj në qendër të vëmendjes.

FJALOR SHQIP BASHKË ME KOSOVËN/ Manastirliu: Viti 2024 t’i

Gjuha Shqipe nuk është vetëm detyre por mbi të gjitha pwrgjegjwsi, tha Manastirliu, duke prezantuar programin që do të përfshijë edhe shqiptarët jashtë vendit

Në bashkëpunim me Kosovën po përgatitet një botim i veçantë.

Për këtë, Manastirliu kërkoi që viti 2024 tra të jetë viti i Gjuhës Shqipe për t’u ruajtur e pasuruar brez pas brezi.