VIDEO/ Teuta mund Skënderbeun dhe kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë

Teuta ka arritur të eliminojë Skënderbeun nga Kupa e Shqipërisë, pasi durrsakët mposhtën korçarët në “Niko Dovana” me shifrat 2-0.

Të dyja golat erdhën në pjesën e dytë për Teutën.

I pari që gjeti golin ishte Daci, i cili përfiton nga një pasim i shkëlqyer i Arifit dhe në minutën e 48’ e dërgon topin në rrjetë.

Më pas erdhi edhe goli i dytë në minutën e 56’.

Daci pason për Arifin i cili shmang një lojtar në zonë dhe gjuan me një diagonale duke shënuar për rezultatin 2-0.

Teuta vazhdon aventurën në Kupën e Shqipërisë.

Golat:

https://streamin.one/v/2665b8a9

https://streamin.one/v/1f9e9680