Kupa e Shqipërisë/ Vllaznia mund me “poker” Flamurtarin dhe kualifikohet në çerekfinale

Vllaznia ndodhet në një formë mjaft të mirë këto momente, me shkodranët që e vërtetuan këtë gjë dhe në Kupën e Shqipërisë, duke mundur 4-0 Flamurtarin.

Në atë që quhej dhe si një “klasike” e Kupës, takimi foli vetëm për shkodranët, të cilët gjetën tre herë rrjetën në pjesën e parë me Balajn, Malën dhe Alivodën.

Në pjesën e dytë ishte Boshnjaku ai që vulosi çdo gjë, duke e mbyllur këtë duel me “poker”.

Kështu Vllaznia tashmë do të presë shortin për t’u njohur me kundërshtarin që do të ketë përballë në çerekfinale.