Zv.Ministrja e Shëndetësisë, Ramosaçaj: Jemi në pikun e virozave, më të prekurit grupmoshat nën 14-vjeç

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Entela Ramosaçaj në një intervistë në Ora News foli për virozat që po qarkullojnë në vend. Ramosaçaj u shpreh se jemi në pikun e virozave.

Ramosaçaj: Jemi në një moment që është shumë karakteristik për sezonin në të cilin ne ndodhemi.

Kemi zakonisht qarkullim të virozave respiratore, të cilat kryesisht prekin rrugët e sipërme resipratore dhe në raste më të rralla edhe mund të komplikohet.

Jemi në javën e katërt të janarit, ku është edhe java ku mendohet se është piku arrin pikun virozat respiratore.

Teorikisht mund të jetë fundi i janarit dhe fillimi i shkurtit, dhe po e konsiderojmë këtë javë ku kto viroza kanë arritur pikun e tyre që gjithsesi mbeten në një nivel mesatar.

 Duke parë numrin e vizitave, grupmoshat nën 14 vjeç zënë numrin më të madh të vizitave.