Vrasja me porosi e Liridona Ademajt/ Bashkëpunoi me Naim Murselin për kryerjen e krimit, merret në pyetje ushtari i FSK-së
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Janar 2024, 12:08
Pjesëtari i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kushtrim Kokalla, i cili bashkëpunoi me kushëririn e tij, Naim Murseli për të vrarë bashkëshorten e këtij të fundit, Liridona Ademaj, është paraqitur mëngjesin e sotëm (24 janar) para prokurorisë së Shtetit.
Kujtojmë që, pjesëtari i FSK-së është arrestuar në dhjetor të vitit të kaluar nën dyshimin për veprën penale (marrëveshje për të kryer veprën penale, Vrasja e rëndë”.
Kokalla raportohet se ka siguruar armën më të cilën u vra Liridona, e ku ekzekutori ishte Granit Plava.
Ai është dërguar në burgun e sigurisë së lartë në Dyz, nën forca të shumta sigurie.
