Kryeministri shqiptar “përplas” opozitën dhe presidentin në RMV, kreu i shtetit: Jo korrekte të jesh pjesë e Qeverisë dhe të mos…
Partia opozitare VMRO-DPMNE ka deklaruar se nuk do të votojë Talat Xhaferrin në krye të qeverisë së re teknike që pritet të krijohet së shpejti.
Kjo ka nxitur reagimin e presidentit Stevo Pendarovski,i cili është shprehur se nuk është korrekte të jesh pjesë e qeverisë dhe të mos votosh për krijimin e saj.
“Ose jeni dakord, ose nuk jeni dakord për një qeveri teknike. Mund të thuash që nuk duam t’i japim fare njerëz, por nuk mund ta kontestosh propozimin që sipas Ligjit për këtë Qeveri e jep shumica parlamentare. Nëse ata sugjerojnë se duhet të jetë Talat Xhaferi, ju takon juve të thoni po ose jo. Nuk mund ta kontestoni si individ, as si person”, tha presidenti Pendarovski.
Ai shprehu shpresën se as qeveria dhe as opozita nuk do ta vështirësojnë punën këto pak ditë deri në zgjedhjen e qeverisë teknike.
“Në të vërtetë, pengesat fillestare kanë ardhur nga opozita, për shkak të mosvotimit të Talat Xhaferit”, tha presidenti ndërsa shtoi se nëse opozita nuk jep kandidatë, apo nëse ata kandidatë nuk votohen në seancën parlamentare, nuk do të bëhet fjalë për Qeveri teknike, por për Qeveri politike de-fakto.

