Të enjten dorëhiqet kryeministri Kovaçevski, pritet të zëvendësohet nga Talat Xhaferi

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka konfirmuar se të enjten do ta parashtrojë dorëheqjen, para seancës kuvendore të caktuar për të premten, pas çka pason formimi i qeverisë teknike.

“E gjithë qeveria do të jetë në dorëheqje të enjten në ora 10:00. Kështu që askush nga ministrat nuk ka nevojë të jep dorëheqje, sepse me dorëheqjen e kryeministrit, e gjithë qeveria është në dorëheqje”, deklaroi Kovaçevski i pyetur rreth dorëheqjes eventuale të ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu.

Të enjten pritet të japë dorëheqje edhe kryeparlamentari Talat Xhaferi, i cili do të zërë vendin e Kovaçevskit.

Në seancë do të duhet të zgjidhet koordinatori i LSDM-së Jovan Mitreski për kryetar të ri të Kuvendit dhe më pas Xhaferi do të marrë mandatin si kryeministër i vendit.

Zgjedhja e qeverisë së Xhaferit duhet të bëhet në fundjavë, jo më vonë se mesnata e 28 janarit./Alsat