FOTO/ Sara Hoxha reagon nga pushimet: Të mbushim barkun meqë nuk mbushim...
Pas ndarjes që bëri “zhurmë” në mediat rozë, nga reperi i njohur Ledri Vula, Sara Hoxha ka zgjedhur të marrë një frymë të re duke nisur pushimet e saj jashtë shtetit.
Në këtë aventurë, ajo është shoqëruar nga vajza e saj e vogël, PoemBlu, dhe nga disa prej shoqeve të saj më të ngushta.
Së fundmi, Sara ka ndarë një ndërveprim me një ndjekëse në InstaStory, ku i është bërë një pyetje tejet personale dhe provokative: “Egon tënde e mbushe, por zemrën kush ta mbush?”
Në stilin e njohur të saj, influencerja nuk ka ngurruar të japë një përgjigje me një notë humori: “Pyetje me spec kjo?” – ka qëndruar komenti i saj krahas fotos së postuar.
Por, Sara nuk ka ndaluar me kaq. Duke mos i dhënë fund shkëmbimit të mesazheve, influencerja ka vendosur të ndajë një foto të një pjate të mbushur me ushqim, së bashku me një koment që duket të prekë në mënyrë të zhdërvjellët temën e dashurisë: “Të mbushim barkun meqenëse nuk mbushim dot zemrën”.

