Beniada nuk mohon pëlqimin për Romeon: Do ta studioj… por me një kusht
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Janar 2024, 08:24
Beniada Nishani, e ftuar në “Top Albania Radio”, ndër të tjera foli edhe për Romeo Veshajn, i cili është konkurrent në Big Brother Vip 3.
Në kohën kur vëllai i Romeos, Donaldi ishte pjesë e Big Brother, së bashku me Beniadën, ai ka shprehur pëlqimin e tij për këtë të fundit. Dyshja kanë deklaruar se janë single.
E pyetur nëse do ta shikonte Romeon si partnerin e saj, ajo tha: “Nuk më pëlqejnë burrat me mustaqe. Po i hoqi mustaqet do ta shikoj, do ta studio.”

