PAMJET/ Përndiqte Taylor Swift-in, 33-vjeçari vihet në pranga pranë banesës së këngëtares
Fama ka edhe rreziqet e saj. Një 33-vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet se përndiqte dhe ngacmonte këngëtaren Taylor Swift. I riu u ndalua pranë banesës së yllit të muzikës
Të jesh aq e famshme sa Taylor Sëift, nuk ka vetëm anë pozitive… Një burrë është arrestuar për ngacmim dhe përndjekje pranë shtëpisë së yllit të popit në Nju Jork.
David Crowe, 33 vjeç, nga Seattle, u arrestua të hënën pas denoncimeve se po shqetësonte në lagje dhe sillej në mënyrë të çuditshme.

“U ngjit te dera e Taylor rreth orës 13:00”, mësohet se janë shprehur dëshmitarët me të tjerë që supozonin se kishte rreth një muaj që vinte vërdallë në lagje.
Incidenti vjen disa ditë pasi shtëpia e Sëiftt ishte shinjestër e një tentative për të hyrë brenda, por autoritetet nuk kanë bërë me dije nëse bëhej fjalë për të njëjtin person.
Në atë kohë këngëtarja ishte larg shtëpisë duke mbështetur të dashurin e saj Travis Kelce, pasi ekipi i tij luante Buffalo Bills.
Shtëpitë e Taylor Swift kanë qenë shpesh objektiv i tentativave për vjedhje dhe përndjekje gjatë viteve të fundit, në atë që emërtohet “Swift mania”.
Në vitin 2021, një përndjekës 52-vjeçar u arrestua në Tribeca pasi u përpoq 5 herë të futej në banesën e saj brenda 6 muajve.
Një tjetër kishte hyrë në apartamentin e saj në Big Apple në vitin 2018, bëri një dush dhe fjeti në krevatin e këngëtares ku dhe u arrestua.

Lidhur me këto ngjarje, Swift ka reaguar kohë më parë ku ka treguar se një nga frikërat e saj më të mëdha është të qëndrojë e sigurt nga fansat.
‘Unë mbaj fashë të tipit ushtarak ‘QuikClot’, e cila është për plagë me armë zjarri ose me thikë. Uebsajtet dhe tabloidët e kanë marrë përsipër të postojnë çdo adresë të shtëpisë që kam pasur ndonjëherë në internet”, shtoi ajo

