"E vuajta si kafshë"/ Rrëfehet Alfio Rrotani: Ja si e përjetova ndarjen nga Fatma

Kuzhinieri Alfio Rrotani dhe moderatorja Fatma Methasani ishin një ndër çiftet më të përfolura dhe më të dashura për publikun shqiptar.

Dyshja përfunduan në divorc vetëm pas disa viteve bashkë, ndërkohë që kanë edhe një djalë.

Ditën e sotme, në një bashkëbisedim me banorët në “Big Brother VIP”, Alfio foli për ndarjen ga Fatma.

Ai tha se mungesën e Fatmës e ka vuajtur si kafshë, ndërsa nuk pranoi të tregojë arsyen e ndarjes.

Pjesë nga biseda me banorët:

Alfio: Pavarësisht gjërave që kanë ndodhur, unë kam kaluar vitet më të bukura të jetës sime.

Fationi: Sa vite ke që je ndarë?

Alfio: Që jam ndarë kam 4 vite por bashkë kemi qëndruar 6 vite.

Meri: E ke vuajtur këto vite?

Alfio: Pak rëndësi ka por që vjen një moment që ti thua se ok, do ndahem unë me këtë personin dhe ja ke shprehur edhe shoqërisë. Pastaj vjen që realisht ndahesh dhe nuk është se pendohesh. Thjesht ndihesh keq, por nuk rikthehesh sado që t’i mund të mendosh edhe vetëvrasjen.

Meri: Mendon që ke bërë gabim? E ke menduar vetvrasjen?

Alfio: Jo, jo se po e marr si shembull, me kuptoni drejtë. Prit pra pak se e dua edhe veten time, e dua shumë. Eshtë një moment që edhe e vuan, por edhe nuk kthehesh dot mbrapsht.