Krim makabër në Kosovë, 18-vjeçari përplaset me makinë dhe rrihet për vdekje

Ka ndërruar jetë në spitalin e Prishtinës, 18 vjeçari Lulzim Fejzullahu, i cili u masakrua për vdekje 6 ditë më parë në qytetin e Podujevës.

18 vjeçari kishte marrë plagë të rënda dhe nuk mundi të mbijetojë edhe pse ishte nën kontrollin e mjekëve.

Lulzim Fejzullahu u përplas me veturë nga disa persona dhe më pas u rrah për vdekje me shufra metalike, në një ngjarje ende të pazbardhur.

Policia vijon hetimet me intensitet për të zbuluar autorët e këtij krimi makabër.