Njoftim “surprizë”, një tjetër kundërshtar i Trump del nga gara për President
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Janar 2024, 22:04
Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, është larguar nga gara presidenciale e vitit 2024, shtatë muaj pas një fillimi të vështirë të fushatës së tij.
Njoftimi “surprizë” vjen përpara zgjedhjeve presidenciale të kësaj jave në New Hampshire, ku DeSantis po votonte me një shifër.
Më herët gjatë ditës, DeSantis kishte hequr dorë nga disa dalje të planifikuara në media. Largimi i tij e lë Nikki Haley si rivalin e vetëm të rëndësishëm të Donald Trump.