Një episod nga jeta e këngëtares së famshme italiane, Giuditta Pasta
Zemra e madhe ishte mësuesi i vërtetë në artin dramatik të këngëtares së famshme italiane, Giuditta Angiola Maria Costanza Pasta (26 Tetor 1797 -1 prill 1865).
Pa atë shpirt mëkuar bekimesh mirësie, dhe zërin e saj virtuoz, ajo nuk do të rritej në shtatoren e lavdisë dhe përjetësohej në kujtesën e kohës.
Episodet nga jeta e saj tregojnë për bujarinë dhe shpirtin e mirë.
Kur po shëtiste në Trieste gjatë bregut, Giuditta Pasta i'u afrua një vajzë e varfër katër a pesë vjeçe dhe kërkoi lëmoshë për nënën e saj të verbër.
Këngëtarja e madhe nuk e mbajti dot veten dhe u shkreh në vaj. Pastaj i dha vajzës gjithçka kishte me vete, para dhe xhevahire.
Atyre që e shoqëronin dhe që u shtangën nga ky gjest humanist i këngëtares, Giuditta u tha:
- Fëmija më ka kërkuar lëmoshë në mënyrë të madhërishme. Me vështrimin e parë unë pashë fatkeqësinë e nënës së saj, mjerimin e shtëpisë së tyre, mungesën e veshjes, të ftohtët. Unë do të isha një artiste e madhe po të arrija në interpretim një theks të tillë dramatik si të kësaj vajzë.


