Pas 12 vitesh burgim akuzohet sërish për propagandë kundër Republikës Islamike. Gjykata vendos edhe 15 muaj për nobelisten

Sikur të mos mjaftonte fakti së është dënuar më 12 vite burgim për akuza të ndryshme, nobelistes së paqes Narges Mohammadi, i është hequr liria edhe për 15 muaj të tjerë. Gjykata e ka justifikuar vendimin me përhapjen e propagandës kundër republikës islamike nga 51 vjeçarja.

Gjykata Revolucionare e Iranit ka dënuar fituesen e çmimit Nobel për Paqe, Narges Mohammadi me 15 muaj burg shtesë.

Mohammadi ka vuajtur tashmë 12 vjet burgim pasi u shpall fajtore për akuza të ndryshme të ngritura ndaj saj.

Ajo akuzohet së fundmi për përhapjen e propagandës kundër Republikës Islamike gjatë qëndrimit në burg.

Familja e saj e dënoi vendimin, duke thënë se ky ishte dënimi i saj i pestë që nga marsi i vitit 2021.

Narges Mohammadi ka bërë fushatë për të drejtat e njeriut në Iran për dekada.

Ajo është arrestuar 13 herë dhe është dënuar me 31 vite burg në total.

Vendimi gjithashtu thoshte se pas vuajtjes së dënimit, zonjës Mohammadi do ti ndalohej të udhëtonte jashtë vendit për dy vjet dhe do t'i ndalohej anëtarësimi në grupe politike dhe shoqërore.

Aktivistja 51-vjeçare për të drejtat e njeriut ka vazhduar punën e saj pavarësisht kërcënimeve dhe arrestimeve të shumta.

Ajo fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2023 për punën e saj në luftën kundër shtypjes së grave në Iran.

Fëmijët lexuan një fjalim që ishte nxjerrë kontrabandë nga burgu, ku Mohammadi denoncoi qeverinë e Iranit.

"Unë e shkruaj këtë mesazh nga pas mureve të larta dhe të ftohta të një burgu. Populli iranian, me këmbëngulje, do të kapërcejë represionin dhe autoritarizmin," shkruhej aty.