Magjia e një rruge dytësore/ Një “derë e pasme” në Zvicër përmes Alpeve Italiane! Pejsazhe magjepsëse mes 100 luginash

Për të gjithë turistët e apasionuar pas vendeve që përveç pamjes së bukur të natyrës ofrojnë mistere ose kalojnë përmes misionesh aventureske, “The Guardian” ju tregon një derë të pasme në kufirin mes Italisë dhe Zvicrës.

Nëse nuk e keni problem të humbisni peizazhin rreth kufirit zvicerano-italian, atëherë është mirë të udhëtoni përmes rrugës së tunelit Simplon për në Zvicër.

Një rrugë të bukur me derë të pasme për në Zvicër duke përdorur një hekurudhë rurale ndërkufitare.

Nga aty, "Kthimi djathtas" në Domodossola do të thotë të zbresësh nga stacioni kryesor në një platformë nëntokësore nga ku niset treni për në Lokarno.

Ky fshati historik, Intragna është një nga ndalesat midis tyre.

Kuriozitet i kësaj hekurudhe malore është që të dy terminalet janë nën tokë, por 30 miljet e ndërmjetme ofrojnë peizazhe të shkëlqyera dhe pa tunele të gjata.

Hekurudha e vogël nga Domodossola quhet Vigezzina, megjithëse mbi kufirin zviceran quhet më shpesh Centovalli.

Udhëtarët e përshkruajnë një një udhëtim me gremina mahnitëse, dhe disa ura aventureske.

Nga kufiri 40 minuta larg shtrihet Lokarno.

Ç’ka e bëjnë të veçantë janë luginat e panumërta anësore që frymëzuan emrin 100 luginat.